Lulzim Basha ka theksuar sot se në situatën që po kalon vendi, shtresat në nevojë, por jo vetëm, edhe biznesi i vogël e i madh, duhet të marrin ndihmë dhe jo fjalë.
“Si mundet që Shqipëria ti dalë para pasojave të koronavirusit e të mos i shkojë pas. Jo tjetër flasim e tjetër bëjmë, asnjë qindarkë nuk është shpërndarë te njerëzit në nevojë, njerëzit kanë nevojë për mbështetje financiare, për para. Ku ti gjej paratë?
Anulo 120 mln euro kontrata koncesionare, sot e ke krejt të mundur ti anulosh me ligjin për fatkeqësinë natyrore. Rialoko 140 mln euro nga invesimet publike dhe shpenzimet e luksit që nuk janë domosdoshmeri në kohë krize, kjo do të mjaftonte për të administruar 3 muaj, por buxheti ka edhe rezerva të tjera për të përballuar krizën” tha Basha.
Pyetur nga media, nëse vendi ynë duhet të ndjekë shembullin e Amerikës në kuadër të paketës së emergjencës u përgjigj: “Mos të shohim Amerikën, të shohim Kosovën dhe të veprojmë pa vonesë, nga opozita ka vetëm bashkëpunim, se të propozosh zgjidhje dhe të nxitësh për zgjidhjen e tyre është bashkëpunimi dhe detyrimi ynë për interesin e qytetarëve”,
Me sa duket kreut te PD Lulzim basha i “qan” zemra per mocion mosbesimi ndaj Edi rames, siç ndodhi me Albin Kurtin ne Kosove qe u rrezua si kryeminister, por nuk ka fuqi, përveç se nje lehës studiosh pa asnjë mandat dhe përfaqësim politik pasi nuk ka asnje deputet. Prandaj thote mos shihni Ameriken, por Kosoven.