Lulzim Basha ka zbutur tonet me kryeministrin Edi Rama, pas shuplakës që Rama i dha për lehjet e përditshme për koncensionet dhe tenderat që duheshin anuluar sipas filozofi të fjetur Lulzim, icil nuk i ka kursyer thumbimet ndaj Ramës duke bërë ironikun, por në fakt ka bërë qesharakun.
Në një live në rrjetet sociale, Basha tha se kreut të qeverisë i uron shëndet dhe forcë për të përballuar këtë situatë.
Ai i kërkoi miqësisht Ramës që të mos harxhojë kohë me opozitën, por të merret me qytetarët.
“Kryeministri ka kohë të sulmojë opozitën por i sygjeroj ta marrë këtë kohë për të shërbyer për njerëzit.
I kërkoj miqësisht të mos harxhojë kohë me opozitën, i uroj shëndet e forcë të përballojë këtë situatë.
Energjinë që ka le ta harxhojë për të ndihmuar shqiptarët.
Batutuat kundër opozitës nuk sjellin ushqim në tryezat e shqiptarëve.
Të ndërmarrë cdo masë për të mirën e qytetarëve”, tha Basha.