“Sot po diskutohet shendeti i shqiptareve dhe femijeve te tyre. Helmimi i shendetit te shqiptareve eshte i lidhur drejtperdrejt me problemin e tmerrshem te mbetjeve.
Lajmet po presin konfirmimin por duket se jemi perballe nje krimi te permasave te paimagjinueshme. 1300 konteniere me peshe prej 30 ton seicila.
Rrezikojne ne menyre fondamentale shendetin dhe sigurine e shqiptareve qe ndodhen ne zonat ku ato jane futur .
Nese po. Nese duke shkelur kushtetuten dhe premtimin dhene qytetareve ne 2013, nese eshte sjelle si bandit e siguroj se bashke me qytetaret do i rezervojme te njejten pergjigje qe i rezervohet nje krimineli qe kercenon sigurine e shqiptareve. Kur krimi dikton axhenden e qeverise ja cfare ndodh. Nese eshte e vertete ky eshte genocid ndaj shqiptareve. Une i bej thirrje prokurorise te hetoje dhe te bej transparente hetimin hap pas hapi.
Edhe nese vettingu do behej ashtu si e kemi percaktuar ne ne kushtetute, cfare vlere do te kishte kur kemi kriminele ne pushtet.
Kto nuk jane probleme qe i zgjodh vettingu. Kto jane probleme qe i zgjidh vetem vota e lire e shqiptareve. Prokurore dhe gjyqtare te ndershem qe pasi te marrin pushtetin te vihen me shenjester nga kriminelet. Ne nuk do te pranojme reforme ne drejtesi fasade. E vetmja rruge eshte demokraci e vertete dhe drejtesi e vertete.