Lulzim Basha, është bashkuar mbrëmjen e sotme në konkursin për Monumentin e Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për Demokraci që po zhvillohet te Teatri Kombëtar, 29 vjet nga shembja e bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Basha kujtoi se si studentët rrëzuan bustin dhe dhanë shpresë për të ardhmen. Sipas liderit të demokratëve, ata i treguan një bote të tërë se shqiptarët nuk janë ata ku i kanë katandisur dhe dinë t’i bëjnë frerë babëzisë, atëherë kur duket se ajo nuk ka kufi.
Kryedemokrati tha se kurrë nuk është vonë të kërkojmë falje dhe të pendohemi për mëkatet, ndërsa kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të sjellë lirinë.
“Kurrë nuk është vonë të kërkojmë ndjesë e të pendohemi për mëkatet tona personale, për mëkatet tona kombëtare, t’i kërkojmë zotit të na japë forcë, t’i tejkalojmë e së bashku si një komb, të përqafojmë edhe ne atë destin (fat) që perëndia na e ka dhënë para syve dhe na ka rrënjosur shpirtin tonë, destinin e vetëm të Shqipërisë, e qytetarëve, të Shqipërisë si gjithë Europa, të Shqipërisë së artit, të Shqipërisë së kulturës.
Zoti ju bekoftë ju qëndrestarë kurajozë që rrëzuat diktaturën, bashkë ta ndezim flakën e shpresës për çdo shqiptar dhe në këtë natë të ftohtë të 20 shkrutit 2020 le të betohemi së bashku se shpritrat tanë, forca jona, mendjet tona dhe trupat tanë do jenë bashkë deri në realizimin e qëllimit më fisnik që një komb mund të ketë, të siguriojë liri dhe dinjitet, për fëmijët tanë, për Shqipërinë tonë”, theksoi ai.