Më në fund psi takoi “pensionisten”, “studentin nëpunës në KLSH Lulzim Basha i ka dalë gjumi dhe ka pritur për një bashkëbisedim disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës. Ai ka thënë se PD ka detyrimin e pashlyer t’i japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve i cili është një detyrim i pashlyer.
Se çfarë zgjidhje do u jap Luli pronarëve që janë grabitur nga qeverisja e rrumpallës së PD-së dhe dyndjet masive të uzurpuesve, këtë vetëm ai e di?! Por është e pafalshme dhe denigruese premtimi bosh i grabitsit, që premton e tallet, se gjoja do paguaj ato që ka grabitur: “Eshtë një detyrim i pashlyer”!
STATUSI I LULZIM BASHËS
Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.
PD ka detyrimin e pashlyer ti japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet.