Vendi ynë do të karakterizohet nga një mot me alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.
Qarkullimi atmosferik favorizon transportin e pluhurit nga Afrika Veriore, me përqendrime të shtuara kryesisht në detin Jon. Kjo bën që reshjet e shiut të shoqërohen me baltë.
Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë Shqipërinë duke gjeneruar reshje shiu në të gjithën territorin. Më të dukshme reshjet e shiut do të jenë në zonat Veriperëndimore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.
Era do të fryjë e mesatere në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.