Gjatë konferencës për mediat me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Rama është shprehur se Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur do të jetë në Ohër në 9 dhe 10 Qershor.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se do Shqipëria do ta riftojë Malin e Zi, teksa ka shtuar se ftesën zyrtare i takon ta bëjë Maqedonia e Veriut.
Përsa i përket Ballkanit të Hapur ne jemi të interesuar që edhe të tjerët të përfshihen.
3 shqiptarë në 6 vende të Ballkanit Perëndimor, kjo mund të jetë shenjë e mirë apo e keqe, nuk e di. Është shumë e qartë që shqiptarët në këtë kohë që kanë rilidhur urat me Europën, ecin përpara dhe fitojnë vetëm nëse dinë të sillen si njerëz të paqes.
Patjetër që ne do ta riftojmë Malin e Zi, i takon kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për ta bërë ftesën zyrtare për ta bërë ftesën zyrtare sepse Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur do të jetë në Ohër në 9 dhe 10 Qershor në mos gabohem.
Unë nga ana ime do të bëj inkurajimin tim për Dritanin që të jetë prezent në tryezë. Me shumë kënaqësi do ta prisnin Malin e Zi në tryezë.
Ballkani i Hapur do të vazhdojë sepse ky është vullneti i shumicës dërrmuese të shqiptarëve.