Nga Romeo Kara
Kurre nuk kam pasur as miqesi dhe as simpati per Xhafajn.
Si minister i brendeshem ishte i deshtuar, por lidhur me rastin Babale, ai nuk eshte Fatmir Xhafaj, por nje qytetar, nje familjar, nje politikan, nje minister, nje kundershtar politik i dikujt apo i shumekujt, qe u sulmua dhe u denigrua pabesisht e padrejtesisht, në formen me të ulet pertej cdo imagjinate.
Nese SHISH dhe prokuroria eshte perfshire duke gatuar mutin Babale, duke u kordinuar me gazetarine, politiken dhe krimin ordiner, duke intriguar paturpesisht karshi nje personi, atehere kjo ngjarje nuk mund të trajtohet thjesht si nje krim ordiner dhe pikerisht duke u hetuar nga prokuroria.
Lidhur me kete ngjarje duhet ngritur nje komision hetimor parlamentar, i cili do të duhet të hetoje edhe vete perfshirjen e SHISH dhe prokurorise në kete llumnaje.
Kjo ngjarje nuk mund të mbyllet thjesht tek niveli mjeran i Salianjit.
Të tjere mbrapa Salianjit kane qene ata qe i kane siguruar atij suportin e SHISH-it, prokurorise, gazetarise, ish eksperteve të policise, krimit ordiner etj.
Duke pare personat e perfshire në të, kam nje bindje të plote se eshte vete Berisha qe e ka gatuar kete ndyresillek.
E gjithe ngjarja bie erë të qelbur Berishe.
Kjo ngjarje duhet rihetuar.
Salianji eshte vetem maja e ajsbergut të kesaj ngjarjeje.
Dalja në skene e provave të reja, i jep nje tjeter dimension kesaj ngjarjeje.
Personat e perfshire në të jane të shumte, të rangjeve të larta, në shperdorim të plote të detyres se tyre, qe kane funksionuar si grup i strukturuar kriminal dhe qe kane pasur si qellim destabizimin artificial të pushtetit politik të partise kundershtare të tyre në pushtet.