Nga Romeo Kara
Ajo qe prokuroria nuk ka bere dhe nuk ka vleresuar eshte pikerisht fakti kokeforte qe, Nuel Kalaj ka marre nje shume jashtezakonisht te madhe parash ne harkun kohor janar 2008-qershor 2009.
Kjo kohe korrespondon pikerisht me fazen zyrtare te zhvillimit te procesit te privatizimit te OSSH-se.
Edhe pse ne komisionin hetimor parlamentar te ngritur per kete qellim u pranua nga nje prej deshmitareve se, Nuel Kalj i ka terhequr keto para ne kundershtim me ligjin, perseri prokuroria e anashkaloi kete fakt.
Po keshtu, ne intervistat publike, qe vete Nule Kalaj ka dhene ne fillim vitin 2017, ai ka pranuar se i ka nxjerre ato para ne menyre te jashteligjshme nga vendi, duke e inkriminuar veten e tij.
Perseri prokuroria nuk e ka marre parasysh kete fakt.
Nuel Kalaj kurre nuk ka punuar ne ndonje sektor energjetik perpara se te perfshihej ne kete afere dhe theksoj se, edhe pas vitit 2013, vit ne te cilin PD-ja u largua nga pushteti, ai perseri kurre nuk ka punuar ne kete sektor.
Prokuroria do te duhej qe, kete fakt te pamohueshem, qe Nuel Kalaj eshte shperblyer me nje shume te cmendur success fee, e cila e tejkalon edhe ate te kompanise konsulente IFC, te mos e linte qellimisht jashte vemendjes se saj, duke e trajtuar ceshtjen jo ne rrugen e zbardhjes se plote te saj por ne ate te mbylljes se saj.
I gjithe institucioni i prokurorise, filluar nga ai i Prokurorise se Pergjithshme dhe vazhduar me ate te Tiranes, kane patur si qellim, jo zbatimin e ligjit dhe zbardhjen e kesaj ceshtjeje, por mbylljen e saj dhe venien nen sherbim te pushtetareve, qe jane perfshire ne kete afere.
Llogjika e ngjarjes nuk mund t’a pranoje se, nje njeri nga hici, pa asnje njohje dhe arsim specifik, lidhur me sektorin energjetik si Nuel Kalaj, te shperblehet me nje shume te tille prej 6.8 milione eurosh.
Me siguri keto para qe nuk kane qene vetem per Nuel Kalajn por edhe per personat e tjere per te cilet ai ndermjetesonte.
Prokuroria do te duhet qe, te merrte ne ndjekje penale personat qe ne kundershtim me ligjin e lejuan Nuel Kalajn, qe t’i terhiqte ato para nga banka ne menyre te jashteligjshme.
Sipas transaksioneve te verifikuara tashme, ai ka bere terheqje edhe ne shumen 1 milion euro brenda dites, gje qe nuk mund te behet pa miratimin e strukturave shteterore, qe merren me pastrimin e parave, si dhe pas paraqitjes se nje sere dokumentash justifikuese, te cilat ai nuk i ka paraqitur.
Pra, ka pasur nje strukture te plote shteterore dhe bankare, qe ia ka mundesur ketij personi dhe te tjereve mbas tij, qe te realizohen keto trasferta.
Ne kete rast lista e personave te kallezuar dhe hetimi do te duhej qe te zgjeroheshin dhe faktet te rriteshin ne favor te akuzes…