ga Spartak Ngjela
Kë po kërcënon Meta me “revolucion popullor”?!
l.
Meta po kërkon të trembë politikën amerikane që kjo të ndalojë operacionin antikorrupsion në Shqipëri. Po, me çfarë mjetesh kërkon ta bëjë Meta këtë? Me “revolucion popullor”, po thotë; dhe, nga broçkullat që flet, duket sikur kërkon të ngjallë Fidel Kastron.
Por, sigurisht që amerikanët tallen me të. Kurse shqiptarët po presin me padurim që, në trupin e shtetit të tyre të korruptuar të fillojë operacioni kirurgjikal për pastrimin e infeksionit njëqindvjeçar. Dhe ata po e presin nga politika amerikane këtë “operacion kirurgjikal”.
Po Meta, çfarë do të bëjë? Meta nuk ka më të ardhme politike, le të bëjë çfarë të dojë!
ll.
“Në Shqipëri është bërë grusht shteti”, thotë Meta. Por, Shqipëria është shtet i NATO-s: na ka thënë gjë Brukseli dhe Uashingtoni për këtë lloj grushti? Asgjë. Po shkarkimi i Metës, grusht shteti është? Çdo shkarkim me vota në një parlament, është i ligjshëm. Kjo është demokracia
Prandaj, të gjithë sot po tallen me një president shqiptar që kërkon të trembë Uashingtonin pa ushtri, por vetëm me ca hajdutë që i vinë qark.
“Do shpërndaj Parlamentin”, sokëllin Meta nëpër korridore, kurse pyetja që i drejtohet atij në këtë rast është kjo: ku i ke tanket, zoti Meta? Parlamenti shpërndahet ose në funksion të votës, ose me tanke, dhe jo me letra. Por, tanket në Shqipëri drejtohen nga NATO. E di këtë, ti zoti Meta?! Prandaj, pikërisht për këtë, po tallen me Metën institucionet ndërkombëtare që mbikëqyrin Shqipërinë.
Kurse Meta është në fundin e tij politik.
Fundi i Metës, është gëzimi i shqiptarëve dhe fillimi i Shqipërisë së re.
Po të tjerët?
Ata vijnë më pas, me radhë…