Autobusi, ku aventurieri 24-vjeçar Chris MC Candles vdiq nga një bimë helmuese, gjatë një ekspedite në Alaskë në vitin 1992, nuk do të jetë më në vendin ku ka qëndruar për disa dekada.
Historia e tij u rrëfye fillimisht në një libër, nga autori Jon Krakauer, e në 2007-n u kthye në një film me regji të Sean Penn, “Into the Wild”. Por, një numër gjithmonë e më i lartë turistësh kanë vënë në rrezik jetët e tyre për të vizituar autobusin e braktisur në një zonë të thellë të Alaskës, e kjo ka shtyrë autoritetet ta zhvendosin prej andej.
Një helikopter i ushtrisë e ngriti atë nga një shteg jashtë parkut kombëtar të Denalit. Për kryebashkiakun lokal ky ishte një çlirim i madh. Dy persona u mbytën në lumë, ndërsa përpiqeshin të arrinin në zonën ku gjendej autobusi.
Në muajin prill, një turist brazilian mbeti i bllokuar dhe u desh ndërhyrja e autoriteteve për evakuimin e tij, e në shkurt u shpëtuan edhe 5 italianë. Departamenti për resurset natyrore të Alaskës dhe Garda Kombëtare e Alaskës bashkëpunuan për zhvendosjen e autobusit të viti 1940-të.
Autoritetet thanë se e kuptonin rolin e autobusit në imagjinatën popullore, por shtuan se ai nuk ishte gjë tjetër veçse një automjet i vjetër e i braktisur që po rezultonte i rrezikshëm për vizitorët.