Legjenda e Rangers dhe ish-portieri i Manchester United, Andy Goram është diagnostikuar me kancer të fazës së fundit.
58-vjeçarit i kanë thënë se ka edhe 6 muaj jetë, ndërsa mësohet se ka refuzuar kimioterapinë, që sipas mjekëve do t’i zgjaste jetën edhe 12 javë të tjera.
“Aty ranë këmbanat e alarmit. Bomba me sahat po bën tik
“Do luftoj, ashtu siç nuk kam luftuar kurrë”- tha Goran, i cili është diagnostikuar me kancer të ezofagut të fazës së katërt.
Në një intervistë për Daily Rekord, ai u shpreh: “Mendova se kisha dispepsi. Më dukej sikur më ishte bllokuar fyti. Por pas disa javësh, gjendja ime u përkeqësua dhe s’po më kalonte. Gjithçka që konsumoja apo pija s’më kalonte në stomak. Për 2 javë nuk mund të takohesha me mjekun tim ballë për ballë, periudhë gjatë së cilës isha në agoni totale. Unë humba 25 kg në vetëm katër javë.”