Aktori i njohur Astrit Çerma shquhet për ironinë e tij ndaj fenomeneve shqetësuese në shoqëri, politikë e patjetër në fushën e kulturës.
Së fundmi përmes një statusi në “Facebook”, ai është shprehur se emisionet e humorit sot, as nuk krahasohen me humorin që është bërë dikur nga estrada, apo profesionistët, duke shënjestruar drejtpërdrejtë “Portokallinë”, “Alpazarin” “Kosheren”, të cilat sipas tij nuk mund t’a konsiderojnë veten si tabani “i humorit shqiptar”.
Statusi i plotë:
“Shikoj këto “portokallijt”, “al pazaret” e “kosheret”, që me xhinglat e minglat e quajn veten si tabani i “humorit kombëtar”, dhe, nuk gyxoi ti krahasoi as me estradat, jo më profesioniste, por as të ndërrmarrjeve që ishin në atë kohë…
E di që, do të më tallin se “kam mbetur mbrapa”, por…gjithë ky përparim, dua s’dua aty më çon……
A.Çerma.”- shkruan aktori.