Bregdetit të Palasës, një nga plazhet më të mrekullueshme të Shqipërisë, do t’i shtohet një tjetër “xhevahir” i çmuar, ministri Arben Ahmetaj, i cili së fundmi na rezulton pronari i vilës 1 milion euro në kompleksin e famshëm “Green Coast”, në Palasë.
Qindra metra katrorë në dispozicion të Ministrit të Rindërtimit, në vijë të parë të kompleksit, me pamje ekskluzive nga deti, me pishinë personale, ambjente parkimi e argëtimi, palestër dhe sauna, etj. Fqinj i biznesmenëve të famshëm Samir Mane dhe Aleksandër Frangaj, i gazetarit Blendi Fevziu, etj.
Ministri i skandaleve Arben Ahmetaj, nuk i ka rezistuar dot tundimit të bëhet pronar i një prej vilave më të lakmuara nga zengjinët e rinj, të parave të pista e të pastra, e cila kap një vlerë marramendëse 1 milion euro, pa përfshirë mobilimin, hidrosanitaret, etj. Rroga e tij nuk do mjaftonte as për mirëmbajtien e kësaj vile, mirëpo përsëri ai ja ka dal.
Tigri 165 cm i rindërtimit, i cili qejfet i paguan me “portofolin” e gruas, pasi vetë nuk rezulton të ketë të ardhura të mjaftueshme për të bërë një jetë luksi, po shijon ditët e nxehta në kompleksin luksoz… ndërsa shqiptarët i ka harruar rrugëve e në çadra, duke i trajtuar prej 10 muajsh si endacakë, që pasi shtëpitë e tyre u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit. Me sa duket Tigrit 165 cm, nuk i paska dal koha për të ndërtuar shtëpitë e shqiptarëve, pasi qeka marrë me përfundimin e vilës së tij.
Por ajo që të bënë habi, është se bashkëshortja e Ahmetaj, pronarja e ligjshme e gjithë pasurive të familjes Ahmetaj, nuk shkel në pjesën më të madhe të pronave të saj, pasi banorët rezident kryesisht janë mikeshat dhe miqtë e ngushtë të ministrit. Kaq gjeneroze të jetë zonja në fjalë, sa i rropatet kurrizi gjithë ditën për Benin, e ndërkohë lekët e saj i ha bota. Praktikisht në rast divorci, Beni ngelet me gisht në gojë, pa asnjë kacidhe në xhep, të paktën nga paratë e ligjshme, veç rrogës së ministrit.
A i di SPAK dhe BKH të gjitha këto? Nëse nuk i di, të pyesin mikeshat e Benit, se do ja thonë të gjitha, vetëm gruan mos pyesni, se ajo vërtet nuk i di!/Ekskluzive.al