Anal-isti Fatos Lubonja deklaroi se kapja e Gjykatës Kushtetuese nga qeveria, do të thotë eliminim i presidentit Ilir Meta nesër, pasi do hapet rruga për shkarkim e tij. Lubonja tha se drejtësia nuk funksionon.
“Presidenti i Republikës bëri një protestë. Unikale se dhe ne jemi vend unikal, se kemi dhe një kryeministër unikal. Që kur hoqi presidentin Nishani dhe vuri Ismail Qemalin. Në pavetëdijen e tij ai tha: “Këtu s’ka president, por jam vetëm unë”. Kapja e Gjykatës Kushtetuese, nënkupton dhe eliminimin e presidentit nesër, pasi ajo vendos për shkarkim. Nëse është situata siç e pretendon ai, dhe unë kështu mendoj se është alarmante.
Ndërkohë që drejtësia nuk funksionon, atëherë për çfarë duhet t’i them unë Europës që; Ne jemi shumë mirë, na shikoni për negociatat. Unë si gazetar i them Europës; “këtu po veproni shumë rëndë”. Këtu të gjithë pushtetet po kapen. Ju thoni që “ta fusim Shqipërinë se ka bërë hapa përpara”. Po jo ore s’ka bërë. Veprimin e atij e mirëpres. Unë dua që t’i thoshte dikush këtu që të na bëjë Rama propagandë. Lufta është mjeti i fundit pasi janë konsumuar mjetet.”, tha Lubonja.