Thellohet konflikti brenda Partisë Demorkatike. Dje Kuvendi u mblodh në seancë plenare, ndërsa nuk kanë munguar edhe debatet dhe akuzat mes mazhorancës dhe opozitës.
Por teksa është normale që demokratët dhe socialistët të sulmojnë njëri-tjetrin pasi janë kundërshtarë, kohë e fundit nga PD kanë ardhur episode që ka pasur edhe sherr mes vete.
Një skenë e kësaj natyre dhe që ka qenë në kufijtë e dhunës, është provokuar ditën e djeshme nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka “sulmuar fizikisht” kreun e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Po si ndodhi ngjarja dhe çfarë e nxiti Sali Berishën të ka shtyjë në Kuvendin e Shqipërisë, deputetin Enkelejd Alibeajn.
Kështu teksa fjala iu dha deputetit të Partisë Demokratike, Berisha u nis drejt foltores dhe kërkoi ta merrte ai me justifikim se ja përmendi emrin kryeministri Edi Rama kur ai nuk ndodhej në sallë. Berisha shkoi tek foltorja dhe shtyu me dorë Alibeajn, ndërsa u vendos para foltores.
Ndërkohë që e gjithë skena u shoqërua me debate të forta nga të gjithë deputetët e pranishëm, duke treguar edhe njëherë se situatat në PD është e acaruar.
Reagon ashpër ambasadorja Kim
Por incidenti i djeshëm në Kuvend, ku Sali Berisha mori forcërisht Foltoren e Kuvendit duke shtyrë kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka marrë edhe vëmendjen e zyrave diplomatike në vendin tonë. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke thënë se ditët e sulmeve dhe kërcënimeve i përkasin të shkuarës dhe nuk duhet të përsëriten.
“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet të mos përsëritet”, shkruan ambasadorja Kim.
Berisha i përgjigjet ambasadores Kim
Mirëpo dje në mbrëmje ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila e ‘dënoi’ dje për gjestin që bëri ndaj Enkelejd Alibeajt. I ftuar në ‘TPZ’, Berisha tha se Kim, të cilën e quan guvernatore, ka marrë përsipër të caktojë edhe rregulloren e Kuvendit.
Sipas Berishës, Kim duhet të dijë që nuk ka më një Opozitë kukull. Koment qesharak i guvernatores, merr përsipër të interpretojë rregulloren e Parlamentit, të përcaktojë se kush merre fjalën, të protestojë se akuzohet qeveria dhe se nuk duhet bërë akuza.
Ajo që mund t’i them zonjës është që ka marrë fund loja me Opozitë kukull, nuk ka më Opozitë kukull. Një nga zhvillimet më pozitive të Shqipërisë është kjo, unë ju përgjigja Ramës, që siç e shikoni ishte zbehur kur fliste, kushedi sa mesazhe ka marrë. Ka mundësi tu jetë dhimbsur njerëzve”, deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri sqaron sherrin me Alibeajn
Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se incidenti që ndodhi dje në Kuvend me Enkelejd Alibeajn ka qenë e parapërgatitur. I ftuar në “TPZ”, Berisha tha se ai vetëm e spostoi sepse kishte shtypur prej disa minutash butonin që donte t’i kthente përgjigje kryeministrit Edi Rama. Alibeaj sipas Berishës është bërë vegël për të penguar atë vetë që t’i përgjigjej Ramës.
Edhe fakti që kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kërkoi të ndërpritej seanca, sipas Berishës ishte e planifikuar. “Nëse mund të rishfaqësh sekuencë e parlamentit, të sqaroj ju dhe çdo shqiptar, nuk është një problem mes meje dhe Alibeajt, por mes meje dhe Edi Ramës.
Rama foli, foli sa deshi dhe lakoi emrin tim 30-40 herë sa deshi. Në ligjin e parlamentit nëse deputeti gjatë një diskutimi përflet një tjetër fill pas tij i jepet fjala dy minuta. Çfarë mekanizmi të turpshëm të një keqpërdorimi ekstrem të Alibeajt.
Para një muaji ndodhi e njëjta skemë. Taulant Balla i thotë Lindita Nikollës nuk do i jepet këtij fjalën po Enkelejd Alibeajt. Një turp. Ajo ishte një komandë e turpshme. Sot e njëjta skemë. Nuk mund të jepte përgjigje pa folur unë që emri im ishte përgojuar disa herë.
Kisha shtypur me kohë butonin për reply, fjala do të më jepej jo për ta marrë, por për replikë sepse isha përfolur, isha përgojuar nga Rama disa herë. Unë u ngrita që të merrja fjalën dhe ai shkoi me vrap në platformë, për ndonjërin që pati dyshime se nuk ishte e përgxatitur, kërceu Taulant Balla dhe kërkoi 5 minuta pushim. Vetëm që unë të mos jepja përgjigjen time, unë u detyrova të flisja për mediat jashtë. U bë vegël, vegël për të mohuar fjalën time”, nënvizoi Berisha. /Rigels Seliman