Ambasadorja e re e SHBA Yuri Kim dhe kreu i SPAK Arben Kraja, do të takohen për të diskutuar për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Sakaq, bëhet me dije se kandidatët do të hetohen në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.
Kandidatët që kanë aplikuar për kreun e BKH:
1. Ibrahim Disha
2. Artan Shkëmbi
3. Gjovalin Ulndreaj
4. Adriatik Ago
5. Sabri Hoxha
Ditën e djeshme, ambasadorja e re e uroi Prokurorin Çela për zgjedhjen e tij në detyrë ajo i ka premtuar ndihmë teknike të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.