Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo deklaroi se tërmeti që goditi Izmrin ishte shkatërrues.
Në një intervistë për News24, diplomati thotë se në zonën e Izmirit ka shumë shqiptarë, por deri tani nuk raportohet për të lënduar.
“Ishte një tërmet shkatërrues. Deri tani ka aludime për numrin e v.iktimave, nuk mund ta them.
Në Izmir dhe rrethinat e tij ka shumë shqiptarë. Nuk kemi raportime për shqiptarë të lënduar”, ka thënë ambasadori.