• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Alfred Trebicka: Filmat e Ermal Mamaqit e Bes Kallakut, një virus që duhet vaksinuar

13/02/2020
in Aktualitet
A A
Alfred Trebicka: Filmat e Ermal Mamaqit e Bes Kallakut, një virus që duhet vaksinuar
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e djeshme në “Provokacija” me Mustafa Nanon ishte i ftuar aktori i njohur Alfred Trebicka, ku edhe ka folur për situatën në të cilën është përfshirë kinemaja në Shqipëri. Trebicka u shpreh se kinemaja është një art kompleks që kërkon jo vetëm arsimim specifik por një regjisor kinemaje duhet të njohë edhe fusha të tjera që kanë lidhje direkte ose jo me artin.

Sa i përket kritikës për filmin “ I Love Tropoja”, ai u shpreh se nuk është thelbi i diskutimit përplasja me aktorët, por ngritja e një shqetësimi në parim.

“Ajo që shoh është se ka një lloj diletantizmi që masakron çdo lloj principi që ka kinemaja. Kinemaja nuk ka lidhje fare me televizonin si koncept.

Mos të thonë që po bëjnë kinema. Pra shqetësimi im është se kjo lloj kinemaje që po servirin ekstremisht komerciale, ka dëme të mëdha”, u shpreh Trebicka.

Gjithashtu aktori i njohur foli për probleme të filmave që sipas tij janë defekte të tmerrshme kinematografike.

Trebicka: Është një proces i cili kërkon formimin profesional të këtij profili. Nuk është aq e thjeshtë të bëhet skenar. Është një virus për të cilën duhet të vaksinohemi shumë shpejt.

Kam parë statuse nga njerëz që kanë qenë pjesë e produksioneve të cilët kanë trumbetuar se kjo është e ardhmja e kinematografisë shqiptare.

Të gjitha këto publiku i merr si të mirëqena. Reagimi im ka ardhur si rrjedhojë e këtij terreni. Kujt po i vendosim tagrin e kineastit?

Më tej ai u shpreh se kjo kategori nuk njeh ligjet bazike të kinemasë. “Këta çunat kanë kurajon e të paaftit ose kurajon e amatorit”, tha Trebicka.

Si e konsideron suksesin e filmit?

Trebicka: Sukses për çfarë? Ky është një fenomen kompleks që ka të bëjë edhe me shoqërinë. Një njeri që ka lexuar disa libra të mirë nuk shkon aty. Thuaj kam bërë një gjë për tu zgërdhirë, gjej çfarë emri të duash, por mos thuaj që po bëj kinema.

Edhe pjesëmarrja e kryeministrit është 100% komerc, pra nuk është film. Nuk kam thënë që jam kundër, por për mua si njeri që e njoh këtë fushë është një shqetësim sepse ne po i largohemi kinemasë së vërtetë.

A ekziston kinemaja e vërtetë në Shqipëri?

Trebicka: Sigurisht që egziston edhe pse ka shumë vështirësi.

Më tej ai u shpreh se një film i tillë është biznes jo kinema, “kineastët” e rinj duhet ta pranojnë. “I duhet gjetur emri kësaj shfaqjes, por jo kinema”, tha Trebicka.

Share244Tweet153


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In