Kosova përveçse luftës kundër koronavirusit, po karakterizohet edhe nga një luftë e brendshme poltike,
Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pas pezullimit të dekretit të Presidentit Hashim Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit nga LDK për kryeministër.
Zbuloi planin që mjekët kishin përgatitur nëse ai do të vdiste, Boris Johnson tregon për herë të parë frikën e tij më të madhe gjatë ‘luftës’ me COVID-19: Nuk do ta fsheh, por…
Spahiu thotë se qeveria e re do të jetë nga koalicioni LVV-PDK, ku kryeministër do të jetë Glauk Konjufca, i cili është kandidat i pranueshëm për të dyja partitë.
Ndërkohë, analisti shprehet se Albin Kurti do të përfundojë në burg, duke ia lënë rrugën e lirë Glauk Konjufcës në krye të Vetëvendosjes.
“Kauza e LVV-së në fushatën e ardhshme zgjedhore do të jetë ‘ta lirojmë Albinin’, kësaj thirrje do t’i bashkohet edhe PDK”, shprehet Spahiu.