Në Coverciano, aty ku kombëtarja italiane po qëndron e grumbulluar, janë rritur masat dhe ka një alarm nga koronavirusi.Siç mësohet, vetëm dy ditë nga finalja e madhe me Anglinë, ka rezultuar me covid-19 një gazetar që ndiqte çdo ditë skuadrën e Mancinit në rrugëtimin e tyre në Kampionatin Europian.
Kaq ka mjaftuar që qendra stërvitore të blindohet dhe të rriten menjëherë masat për mbrojtjen e skuadrës dhe të stafit nga kontaktet me jashtë.
Drejtuesit e Federatës për momentin janë të qetë pasi të gjithë lojtarët janë të vaksinuar dhe kanë kontakt me mediat vetëm gjatë konferencave para e pas ndeshjes dhe nuk ekziston frika që të ketë një vatër infeksionesh.
Mësohet se janë tre gazetarë që kanë rezultuar me Covid-19 por dy prej tyre kanë qëndruar të izoluar në Angli ndërsa I treti u rikthye në Coverciao dhe aty nisi dhe alarmi në kombëtare.
Kujtojmë që Italia u bë një vatër e madhe koronavirusi më 31 Mars kur 7 lojtarë të grumbullar me Italinë dhe disa anëtarë stafi u infektuan pas ndeshjes Itali-Lituani por optimizmi mbizotëron pikërisht sepse të gjithë janë vaksinuar dhe nuk do të ketë rreziqe të mëdha.