Te nderuar miq,
Sot, Gjykata Penale e Shkalles se Pare te Rrethit Gjyqsor Tirane, i beri sherbimin e radhes mafies politiko-pushtetare duke marre si vendim pushimin e ceshtjes penale 7340/2017 lidhur me privatizimin e OSSH-se prej CEZ-it, ku jane te kallezuar ish kryemistri Berisha, ish ministri Rulu, ish kryetari i ERE-s Nepravishta, disa ish z/ministra dhe funksionare te tjere te larte te qeverise Berisha.
Edhe pse faktet dhe provat jane pertej cdo sasie te imagjinueshme, edhe pse shkeljet ligjore jane konstatuar ne menyre te pakundershtueshme, edhe pse demi ekonomik eshte mese i provuar, Gjykata perseri beri te dy syte qorr dhe veshet shurdh per te injoruar mundesine e cuarjes perpara gjyqit te krimineleve me te medhenj qe ka pare ndonjehere ky vend.
Krahas hapave te tjere proceduriale, sic eshte apelimi, une shoh me shum e se te domosdoshme, ndergjegjesimin e atyre njerezve qe aspirojne per drejtesi, qe paguajne faturen e hidhur te ketij kriminaliteti me fondet publike dhe shperdorimin e pushtetit, qe humben vitet me te bukura te jetes se tyre dhe ka shume mundesi edhe e ardhmja.
Si profesionist deklaroj se: i gjithe pallati i drejtesise eshte i pushtuar nga krimi dhe se me ne po luhet nje komedi djallezore.
Ky sistem as ka frike nga kjo pseudoreforme dhe as mund te vetegjenerohet.
Ky sistem drejtesie eshte vete garanti i krimit dhe frymezuesi i tij.
Ky sistem eshte vete krimi dhe vetem nje levizje popullore per drejtesi do te mund t’a lironte kete vend nga pengmarrja e ketij sistemi, qe ekziston ne emer te ligjit per llogari te krimit.
Drejetsine dhe lirine nuk t’i dhuron askush, sidomos ata qe vete jane zhytur ne llum dhe jane objekt i drejtesise reale.
Drejtesia duhet fituar , ajo duhet te meritohet.
Le te cohemi dhe te vendosim sundimin e ligjit.
Cdo indiferentizem qe i bejme zgjidhjeve tona, eshte ne favor te krimit dhe jetegjatesise se tij.