Sarah Jessica Parker, u sulmua ashpër kohë më parë pasi zgjodhi të shfaqej me flokë të thinjura dhe rrudhat e pashmangshme të një gruaje (të bukur) 59-vjeçare.
Por ajo iu kundërvu kritikave bulizuese dhe seksiste:
“Nuk do të ndodhte kurrë me një burrë. Të gjithë duhet të thonë diçka. Ka shumë rrudha, nuk ka shumë rrudha.
Duket se njerëzit nuk duan që ne të ndihemi pikërisht ashtu si jemi. Po. Kam rrudha dhe flokë të bardhë. Çfarë mund të bëj për këtë, a duhet të ndaloj së plakuri? Të zhdukem?”.