“Agimi i Artë” tashmë në Greqi nuk do të jetë një parti politike apo lëvizje neonaziste por një organizatë k.riminale.
Gjykata e Apelit në Athinë ka dënuar 15 nga 17 anëtarët e saj për v.rasjen e reperit të njohur Pavlos Fyssas, teksa b.urgut i kanë shpëtuar vetëm dy.
“Agimi i Artë” është partia e cila më parë ka pasur dhe vende në parlamentin grek, por në zgjedhjet e fundit nuk arriti të marrë asnjë mandat.
Tashmë ajo nuk do të ketë më lidhje me politikën, pasi është cilësuar organizatë k.riminale dhe anëtarët e saj do të marrin ndëshkime nga drejtësia.
Kjo organizatë k.riminale është e akuzuar dhe për v.rasjen e një shqiptari në një stacion autobusi në Athinë.
Për çfarë akuzohen
Liderë dhe ligjvënës të partisë Agimi i Artë, që habitën mbarë vendin kur hynë për herë të parë në Parlament në vitin 2012, kanë qenë në gjyq që prej vitit 2015 nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë k.riminale.
Policia a.rrestoi liderin dhe anëtarët e partisë pas v.rasjes së një këngëtari antifashist nga një mbështetës i ekstremistëve në vitin 2013. V.rasja e Pavlos Fisas shkaktoi protesta në mbarë vendin.
Të pandehurit u akuzuan gjithashtu për një seri sulmesh të tjera ndaj emigrantëve, por i mohojnë akuzat.
Mes të akuzuarve është personi i vetëshpallur si mbështetës i Agimit të Artë, i cili konsiderohet dhe v.rasësi material i Fisas.
Lideri i partisë ekstremiste, Nikos Mihaloliakos, bashkë me disa ligjvënës të tjerë, u liruan nga b.urgu në 2015-n, pasi afati 18-mujor i b.urgimit përfundoi.
Në vitin 2012, Agimi i Artë, i njohur për mitingjet e stilit ushtarak dhe përshëndetjet naziste, fitoi për herë të parë disa vende në Parlament, pasi siguroi votat e grekëve të pakënaqur me masat kundër krizës ekonomike dhe praninë e rritur të emigrantëve.
Subjekti politik qëndroi në Parlament deri në zgjedhjet e vitit 2019, kur dështoi të kalonte pragun elektoral.
Gjatë procesit gjyqësor janë dëgjuar dëshmitarë të shumtë, janë ndryshuar vendet për arsye sigurie dhe procedimet janë shtyrë disa herë.