Krye-sekretari qeveritar Ëngëll Agaçi, ka realizuar ditën e mërkurë, rokadën e 2 vartësve të tij sekretarë të Përgjithshëm, në ministrinë e Financave dhe atë të Arsimit; skemë të cilën, “Pamfleti” e ka paralajmëruar qysh më 21 prill 2020.
Brenda 10 minutash, me propozim të bërë prej Ëngjëll Agaçit qysh në muajin prill; kryeministri Edi Rama ka firmosur këto dy lëvizje:
– Ka larguar Arben Krajën, nga posti Sekretar në Ministrinë e Ekonomi-Financave dhe e ka transferuar në të njëjtën detyrë në Ministrinë e Shëndetësisë, duke hequr Geraldina Prodanin.
– Ka larguar koleksionistin e pikturave me rezidencë në Francë, Olti Muzaka; nga posti Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, duke e transferuar në të njëjtën detyrë, në Ministrinë e Ekonomi-Financave, në vend të Arjan Krajës.
Sipas burimeve tona, thuhet se deri para ikjes me pushime pranë familjes në Itali, Ëngjëll Agaçi i ka kërkuar “bablokut”, që përveçse të zëvendësojë postin e sekretarit në ministrinë Arsimit, me një “ekselente” që e ka sjellë nga italia, të bëjë dhe qarkullimin e sekretarëve të tjerë.
Këto ndryshime të sekretarëve (krye-sekserëve) të ministrive; nuk kanë lidhje me ritmet e punës së institucioneve, por me ndërrimin e “territoreve” të tyre, duke i transferuar tipik si “xhepistët” nëpër qytete zona, sa herë u zbulohen aferat korruptive e nisin denoncimet.
Psh, Arjan Kraja në 7 vite pushtet të Rilindjes, ka qenë vetëm në postet Sekretar, ku si “usta i vjetër” ka dhënë prova në favor të bablokut, dhe “Mon Kukalesh” Agaçit e krejt atyre, që kanë patur në listën e pazareve.
Më 13 shtator 2013, pasi la detyrën e kryemenaxherit në “Tring”, me propozim të Agaçit e Fullanit që e ka patur drejtor në bankë; Arjan Kraja u emërua Sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes, prej nga e hoqën më 6 shtator 2017, mbasi DEA-SHBA dhe gjeneralët, iu vërsulën për radarët, ndërsa KLSH për 800 milionë Euro tendera korruptiv me Kodhelin.
Brenda datës 6 shtator 2017, Ëngjëll Agaçi e çoi sekretar në ministrinë e Shëndetësisë, prej nga e largoi më 10 maj 2019, pas daljes së 3 raporteve të KLSH për 10 milionë Euro ilaçe të skaduara; e korrupsion total 213 milionë Euro tendera, PPP, projekte mjekësore fantazma.
E përsëri, brenda datës 10 maj 2019 të shkarkimit, Ëngjëll Agaçi e emëroi sekretar në ministrinë e Financave; ku SHBA e ka skeduar si “mendja” që inskenoi firmosjen e kontratës së Gjin Gjonit, për dyqanet “Duty Free” në Rinas, duke përdorur zv/ministrin Elton Haxhi.
Edhe nga kjo detyrë, Ëngjëll Agaçi e largoi më 29 korrik 2020, dhe brenda kësaj date, vetëm 30 minuta pas shkarkimit; e riktheu Arjan Krajën, në ministrinë e ilaçeve, ku ishte sekretar nga data 6 shtator 20217, deri më 10 maj 2019.
Të njëtjën skemë transferimi me ndërrim “zone pune”; Ëngjëll Agagaçi ka bërë dhe me krye-sekserin tjetër të ministrive, Olti Muzaka; të cilin, në muajin janar 2015 e solli në Shqipëri dhe e emëroi në detyrën Kryetar i grupeve të punës Kryeministri-Kuvend, për reformën në drejtësi; si dhe Drejtor i Programeve Anti-Korrupsion e Drejtor i Shërbimeve po në Kryeministri.
Më pas, Muzaka u dërgua sekretar në ministrinë e Kulturës, ku firmosi nxjerrjen nga Shqipëria, të 107 veprave të artit pa adresë e pa dosje personale (sipas KLSH); për gjoja ekspozitë nën kujdesin e KiE dhe kryeministrit Rama; por u kthyen vetëm 53 vepra, që dyshohet se janë kopje.
Pas skandalit, Ëgjëll Agaçi e transferoi Olti Muzakën, sekretar në ministrinë e Arsimit, ku mbushi bordet e 12 universiteteve, me kryetarë e 70% anëtarë, drejtorë të ministrisë.
Në këtë detyrë, Olti Muzaka, vazhdoi pazaret e lëna në proces, nga ish-sekretari Plarent Ndreca, kallëzuar nga KLSH, për 800 milionë lekë korrupsion; të cilin, Agaçi e tranferoi në ministrinë e Mjedisit e prej andej, në ministrinë e Brendshme, sekretar dhe drejtor të tenderëve të Shqipërisë.
NË VIJIM/ Do publikojmë profilet e plota, të “punëve” që kanë bërë në pushtetin “Rilindja”, sekretarët e ministrive; që janë “dora vepruese” e Ëngjëll Agaçit, me fuqi faktike komanduese mbi ministrat./Pamfleti