Producenti dhe aktori Ermal Mamaqi i është përgjigjur regjizorit dhe aktorit të njohur Alfred Trebicka pas kritikave të ashpra që ai bëri ndaj dy filmave komedi “I Love Tropoja” dhe “Falco”, ndonëse nuk i përmendi me emra.
Trebicka i quajti si “sharlatanë të artit” Ermal Mamaqin dhe Bes Kallakun, pa lidhje me filmin. Por Mamaqi tha sot në emisionin “Java”, se Trebicka nuk e ka parë filmin, ndaj nuk mundet të gjykojë.
Mamaqi u ndal tek një frazë: Profesor Trebicka, përveç se tha se janë sharlatanë, ai u përgjigj Jo kur u pyet se nëse e ka parë filmin
“Domethënë kjo bie se si mund të komentosh, gjykosh kur nuk ke parë filmin. Në datën 4 shkurt do të jemi në Tropojë, nëse do të ishte e vërtetë si do mund të shkonim në Tropojë”, u shpreh Ermal Mamaqi.
Trebicka i pyetur rreth realizimeve të fundit në kinematografi, lëshoi akuza të rënda ndaj produksioneve të fundit, duke i cilësuar ato vepra marketingu për të gjeneruar para, por pa lidhje me artin. Ai tha se Mamaqi dhe Kallaku janë edhe producentë, edhe aktorë, edhe skenaristë, edhe kompozitorë në filmat e tyre, por në të vërtetë ata nuk janë as artistë