Nga Rigels Seliman
Historia ka treguar se ata që i kanë arritur gjithçka, mund t’i bëjnë të gjitha. I till është edhe rasti i shkëlqesisë së tij, presidenti të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ky i fund punën e parë që ka barë sapo doli nga bangat e shkollës(universiteti) ishte deputet. Pra, ndryshe nga moshatarët e tij, ai rrogën e tij të parë që ka firmosur në bordero ishte ajo e deputetit. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi Makiaveli thotë se një politikan duhet të jetë edhe dhelpër, edhe Luan. Filozofi që karaketrizon personalitetin e presidentit Meta.
Më pas rrugëtimi i Metës vijoj si deputet, deri kur papritur ai shfrytëzoi një sherr që mbërtheu kupolën e Partisë Socialiste, ndërsa u katapultua në krye të qeverisë shqiptare si kryeministër, edhe pse ishte ende në moshë të re. Teksa shokët dhe bashkëmoshatarët e tij fshinin hundët me shami dhe i kishin buzët me qumësht, ai drejtonte Shqipërinë. E kështu vijoi, deri kur në vitin 2003 një përplasje mes socialistëve e detyruan Ilirin që të mbante qëndrim, duke u shkëputur nga PS.
Meta iku nga Partia Socialiste së bashku me disa socialistë të tjerë dhe krijoi një parti të re të cilën e pagëzoi me emrin folklorik Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo parti nisi të rritej çdo ditë, pasi për herë të parë u thye egjmonia gjatë fushatave zgjedhore, ku politikanët nuk shpërndanin më miell edhe ushqime për të joshur qytetarët dhe marrë votat, por lekë. Eh pra, LSI e shfytëzoi shumë mirë këtë fenomen, teksa thuhet se shpërndau shumë lekë për të marrë vota. Ajo u kthye në një forcë politike, tek e cila ishin varur shpresat e qytetarëve shqiptarë, pasi asnjëra nga partitë e mëdha, si PD dhe PS nuk mundet të formonin qeverinë.
Meta tanimë ishte kthyer në “King Maker” (personi qëvendoste për fatet). Në mënyrë të papritur dhe kur po shikonte që partia po i ikte për lesh, pasi pakti i 2008 Rama-Berisha i kishte tronditur pozitat e kësaj force politike, Meta vendosi të firmoste një koalicion pas zgjedhor me Sali Berishën, ky i fundit armiku më i madh pas Fatos Nanos. LSI kishte katër deputet dhe në këmbim mori një dyzinë me ministri, të cilat shumë shpejt u mbushën me militantë të etur për të kapur gjithçka.
Ndërkohë që, LSI rritje dhe njerëzitve saj pasuroheshin, shteti gjynjëzohej dhe 85 % e qytetarëve shqiptarë varfëroheshin. Tanimë fatet e vendit i kishte në dorë Ilir Meta dhe tabori i tij. E kështu vijoi, deri kur LSI u përball me një revoltë mbarë poullore në 21 janar të vitit 2011, ku për rrjedhojë mbetën të vrarë katër protestues në mes të ditës dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Meta asokohe u akuzua nga një bashkëpuntor i tij për një aferë që kapte shifrën diku 700 mijë euro, ndërsa ishte zv/kryeministër në qeverinë “Berisha 2”.
Por pavarësisht protestave dhe thirrjeve anti-Meta, ky i fundit papritur braktisi Berishën dhe u ul në prehrin e Edi Ramës, duke bashkëqeverisur, edhd pse PS ishte armikja më e madhe e tij. Iliri i kishte hedhur pas krahëve, sulmet dhe zëmëratën që kishte për kryesocialistin Rama dhe përmes numrit të lartë të deputetëve, mori një dyzinë ministrish tejet të rëndësishme, ndërsa vetë preferoi të qëndronte kreu i Kuvendit të Shqipërisë.
Deri më tani historia po tregonte se Ilir Meta kishte provuar dy nga tre postet më të rëndësishme të një vendi, sikundër janë kryeministri dhe kryeparlamentari. Metës apo Likes sikundër e përkëdhelnin LSI-tat, i kishte mbetur vetëm kolltuku i Presidentit të Republikës pa iu shaluar. Por nuk vonoi shumë dhe Meta u katapultua në krye të shtetit si President i Republikës i zgjedhur në vitin 2017 me shumicë të cilësuar votash dhe i nominuar e mbështetur nga Partia Socialiste.
Të gjithë menduan se kjo ishte një lëvizje strategjike e Ramës dhe socialistëve për të pensionuar politikisht Metën. Mirëpo, kjo strategji e PS zgjati pak, pasi Meta tanimë është kthyer në një rrezik për PS, pasi prej 1 viti ka hyrë në një luftë me të. Përplasja dhe lufta institucionale është shndërruar në luftë të thellë politike. Meta përmes intitucionit të presidentit, po përdor dekretet për të sfiduar mazhorancën socialiste qeverisëse, ndërsa lajthitjet e tij sa vijnë e shtohen.
Meta në mënyrë të pa ndodhur kurrë më parë, çdekretoj dekretin e tij, duke anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit që lam pas. Ndërkohë, tani ka thirrur një protestë mbarëpoullore në mbrojtje të Kushtetutës dhe institucioneve. Por problemi është se thirrja e presidentit për t’iu bashkuar qytetarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë deri diku anti-kushtetuese, pasi presidenti është i dënuar të qëndrojë mbi palët dhe jo të bëhet palë, apo më e keqja të qëndrojë nën palët dhe bëjë politikë.
Sidoqoftë mua si qytetar, madje dhe si gazetar i politikës më shqetëson qasja e presidentit Meta dhe rrënia e tij në një gjendje të rënduar psikologjike. Unë refuzoi që të kem president një individ që iu ka shpallur luftë SHBA-ve dhe BE-së. Ndihem i turpëruar nga ky fakt. Ndërkohë, përtej kësaj dua të theksoj dhe për këtë jam ngacmuar edhe nga një mik që më telefonoj në mëgjes dhe që ndihej i shqetësuar se çfarë do të ndodhë në 2 mars në protestën e thirrur nga presidenti Meta.
Ndërsa përgjigjia ime ishte se unë do dal në 2 mars, pasi profesioni i gazetarit të politikës ma dikton këtë. Madje, e sigurova mikun tim se asgjë s’ka për të ndodhur në 2 mars dhe se në këtë ditë të bukur pranvere presidenti Ilir Meta maksimumi do të var veten në litar në mes të sheshit, duke qenë se i ka provuar të gjitha, nga kryeministër e kryetar Kuvendi, deri tek presidenti i Republikës së Shqipërisë apo kryetar i Forcave të Armatosura.
Populli thotë që në pranverë çelin lulet dhe Meta duke qënë se ka çelur para kohe e është zhytur në gjendje të rënduar psikologjike, edhe mund të shkojë në ekstrem. Përmes varjes së vetes në mes të shtetit ai mund të hyjë në histori. Por megjithatë mbetet të shihet në 2 mars se çfarë do të ndodhë më konkretisht.