Sizmologu Rrapo Ormeni pas tërmetit tronditës në Turqi tha se institucionet shqiptare duhet të mbajnë një sy hapur pasi vendi ynë tashmë ka hyrë në një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.
“Edhe Shqipëria duhet të ketë një sy hapur. Edhe në Shqipëri kemi pasur periudha me nivel sizmik të ulët siç ka qenë nga 79-2019 dhe periudha me aktivitet sizmik të lartë. Këto periudha përsëriten. Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë. Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit. Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, periudha me aktivitet sizmik të lartë zgjatin 17-23 vjet”, tha Ormeni në Ora News.