Dua të ndaj me ju një shqetësim që po e vë re këto ditë, meqë shkova tek vila në Lalëz. Siç ka thënë Merlin Monro, njeriu ekziston kur reagon. Dhe dua të reagoj. Me aq sa unë kam lexuar në librin e Merlin Monros, deti mbetet e vetmja hapësirë që ti nuk e mund dot.
Nëse ti depërton dhjetë metra brenda tij, ai depërton 10 metra në tokë.
Ai është i pamposhtur dhe nuk mund ta shtyjë tutje askush.
Kjo që po ndodh në Gjirin e Lalzit, është një skandal.
Pak më tutje vilës sonë, në gjirin tjetër, disa biznesmenë po ndërtojnë pistë me gurë në det.
Sipas llogarive që ne bëjmë, aq metra sa hynë ata në det, aq metra do hyjë deti tek ne.
Kjo është provuar shkencërisht nga Merlin Monro.
Prandaj shqetësimi ynë është i ligjshëm.
Edi Rama u ka dhënë leje atyre të depërtojnë në det, që deti të depërtojë tek vila jonë.
Mos u çudisni që ne të gjendemi një ditë si në Venecia, ku uji të jetë në oborr dhe ne të zbresim me gondola nga shkallët e vilës.
Ky është një skandal, që duhet të marrë fund.
Fakti që biznesmenët po prekin detin për të na e vërsulur ne, tregon se ky është një plan qeveritar kundër vilës sonë dhe vilës së presidentit.
Kjo gjë më trishton shumë. Nuk e kuptoj pse politika përzihet në jetën e njerëzve në këtë mënyrë.
Unë e urrej politikën, se gjithnjë më është kthyer në problem. Ndaj i urrej këto gjëra.
Si mund ta shkatërrosh detin kështu!
Çfarë janë këta injorantë që nuk lexojnë as Merlin Monron, të mësojnë se deti nuk preket!
Babi i Zenit po ashtu është shumë i mërzitur.
Ai nuk bën më shetitje në drejtim të Hamallajt, por vetëm në drejtim të Kepit të Rodonit.
Të paktën andej deti është akoma i paprekur.
Sa ishte në pushtet, ai e ruajti dhe nuk la njeri të afrohej.
Bile angazhoi dhe njerëzit e familjes së tij ta ruanin.
Tani se merr vesh i pari të dytin, dhe i janë turrur të gjithë detit. Sa keq.