Në seancën e sotme plenare, nuk kanë munguar as debatet e as gafat.
Deputeti Ervis Meço, ka mbajtur fjalën e tij në foltore, por mesa duket nuk i njeh mirë poetët shqiptarë.
Gjatë fjalës së tij ai ka recituar poezinë “O moj Shqypni”, për të pasqyruar më shumë situatën që ndodhet sot vendi ynë.
Në fund të fjalës së tij, ai thotë se kjo vjershë është shkruar nga Gjergj Fishta.
Mbase kështu e dinë edhe kolegët e tij, pasi nuk ka pasur ndërprerje apo ndërhyrje në fjalën e tij, por kjo poezi është e shkruar nga Pashko Vasa.
Videoja e tij po thyen rrjetin.
Lidhur me këtë gafë ka reaguar edhe juristi i njohur Romeo Kara. Ai shprehet se turpi nuk është i atyre që na përfaqësojnë, vendosin për fatet tona por i yni që durojmë.
“Vazhdon sipari i talenteve të atyre qe na perfaqesojne, vendosin per fatet tona dhe menaxhojne jeten tone.
Megjithate, turpi nuk eshte i atyre qe i çuan në parlament, por i yni qe i durojmë”, shkruan ai duke publikuar edhe videon e gafës së deptuetit.