I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Dario Doka, që është ndër të paktët shqiptarë, që vendosi t’i tregojë hapur prirjet e tij, dhe të dalë për herë të parë në rrugë, me make-up ka rrëfyer nga eksperienca e tij, se ka njohur mjaft burra shqiptarë, që nuk janë hetero, por sillen si të tillë. Madje kanë krijuar edhe familje.
“Po, këtu tek ne ka shumë. Unë nuk dua të them emra, thjesht ka shumë meshkuj. Këtu tek ne thonë: “Hë mo ju shtoheni dita ditës”! në fakt nuk shtohet njeri, thjesht mund të dalin hapur ose merren vesh që janë.
Edhe heterot që hiqen si laca, kanë diçka brenda. Këtu në Shqipëri ka edhe burra që kanë gruan dhe fëmijët në shtëpi dhe janë gay më beso dhe kjo është turp. Kjo është turp sepse merr në qafë gruan dhe fëmijet. Më mirë dil hapur dhe dili jetës mbanë siç i kam dalë unë. Unë nuk marr një grua sepse do Shqipëria, babi apo mami”, – është shprehur grimieri, Dario Doka.