Më 5 Prill u mbushën pesë vjet pa aktorin e madh të humorit, Gëzim Kruja. Por do kujtohet për shumë vite përcillja e tij në në banesën e fundit në një mënyrë të pazakontë, pa njerëz dhe pa homazhe e vlerësime, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Megjithatë, shkodranët bënë një organizimtë vogël, ku nga dritaret e shtëpive i dhanë me duartrokitje lamtumirrn e fundit në momentin kur kaloi kortezhi i tij mortorë.
Drejtoresha e Teatrit Migjeni Rita Gjeka e perlotur deklaronte:
“Qenka shumë e rëndë, unë e kam dhimbjen shumë të madhe, sepse Gëzim meriton shumë më shumë.
Është një gjë jashtëzakonisht e dhimbshme. Isha 14 vjeçe kur kam dalë për herë të parë në skenë me Gëzim Krujën, nuk do ta harroj kurrë. Ai i ka marrë dhe do vazhdojë t’i marrë duartrokitjet, sepse është i pavdekshëm, por do na mungojë”