Vera Grabocka ka lindur në 21 Mars,1950 në qytetin e Tiranës. Është shumë e njohur dhe e dashur për publikun për regjinë që ajo ka bërë në dhjetëra programe televizive. Bashkëshorte e aktorit të mirënjohur Timo Flloko (Artist i Merituar) me të cilin kanë dhe një vajzë Ka një vajzë,Lindën.
Ndonëse kalojnë vitet duket se qëndrojnë ‘vendnumëro’ për Vera Grabockën. Regjisorja feston sot 74 vjetorin e lindjes dhe nuk ka munguar urimi nga bashkëshorti i saj Timo Flloko.
Këtë e ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram duke e shoqëruar me 2 fotografi, njëra ku duken vite më parë dhe imazhet bëheshin vetëm bardhezi ndërsa një tjetër e realizuar vitet e fundit.
Poezia e Timo Fllokos
E dashur Ve(ne)ra,
reja u tret qiellit,
fryu era.
E shtrenjtë, këtë herë
mbërrij tek ti,
përngaherë,
prej largësisë ekuivalente mes nesh,
në ditën baras me natën,
nga koha kur ishim aq larg
dhe po aq pafundësisht afër.
Largësisë dashuria humb,
nëse s’mbërrin në fund.
Ekuinoks…
Mars.
Me kohën pas.
Happy Birthday Love Of My Life