Një nga emrat më të talentuar në plejadën e aktorëve shqiptarë është padyshim artisti i merituar Birçe Hasko,Birçe Hasko, i lindur në Dukat të Vlorës në 15 mars 1942 ka festuar 83 vjetorin e lindjes.
Aktori i dhjetëra roleve në kinematografi dhe teatër ka lindur në Dukat të Vlorës.
Ai është mjeshtri i karaktereve. Vështirë të kesh parë personazhet e interpretuara prej tij, e të mos mbash mend tellallin në filmin “Koncert në vitin 1936”, partizanin Mete Aliu te “Radiostacioni”, fshatarin te “Kthimi i ushtrisë së vdekur”.
Duke mos harruar rolin në komedinë “Shi në plazh” në rolin e Milos (i ati i vajzës) në një interpretim të jashtëzakonshëm duke i dhuruar publikur të qeshura pa masë.
E në dhjetëra personazhe të tjerë në produksione kinematografike shqiptare në vitet prej vitit 1971 e deri vonë, në filmat e rinj shqiptarë të post-komunizmit.
Birce Hasko është aktor popullor në Shqipëri, ai ka lozur në më shumë se 30 filma.
Në vitin 1965 nisi studimet për aktor. Pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) ai punoi si pedagog pranë këtij Instituti punë të cilën e vazhdon edhe sot duke dhënë lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit.
Për punën e tij akademike i është dhënë titulli “Profesor”. Në teatër ka interpretuar mbi 12 role. Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço.
Po ashtu një kontribut të çmuar ka edhe në kinematografinë shqiptare, ku ka interpretuar role të shumtë. Roli i tij i parë në kinematografi daton në vitin 1971 në rolin e ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”.
Më tej do të vazhdonte me rolet e tij në shumë filma si ai i Mete Jahos tek filmi “Radiostacioni” në vitin 1979, roli i Syrjait në filmin “Skëterrë 43” në vitin 1980, roli i profesorit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” në vitin 1985 si dhe shumë role në filma të tjerë për të mbërritur në rolin e tij më të fundit në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009.
Në vitin 1991, merr titullin Profesor. Në vitin 1976, çmimIN urdhri “Naim Frashëri”, klasi i dytë , në vitin 1988 “Artist i Merituar”.
18 Prill 1987, Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Dajës në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill të vitit 1987.
22 Prill 1989, Çmimi i III-të për interpretimin e rolit të Babait të Danës në filmin “Shkëlqim i përkohshëm” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 prill të vitit 1989. Në vitin 2002 merr titullin “Mjeshtër i Madh” dhe po këtë vit shpallet “Qytetar Nderi” i Orikumit.
–
Një fjalë të fundit e tij:
-Unë Birçe Haskua, ndjehem i privilegjuar që kam jetuar me ndershmëri. Nuk kam frikë nga kurrkush. Unë, “Artisti i Merituar”, “ Mjeshtri i Madh”, e plot dekorata të tjera si këto, do të përcillem në atë botë me një pension shumë të vogël dhe nga një banesë po kaq të vogël. Por kënaqësitë shpirtërore ama, i kam deri atje, në majë.