Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston sot ditëlindjen. “Cekja”, ka lindur në Poliçan të Beratit me 25 janar të vitit 1951.
Sot aktori i komedisë shqiptare, feston 74-vjetorin e lindjes.
Sejfulla Myftari e ka nisur humorin në vitet 1971-1973 krahas me emrat simbol të humorit shqiptar, Zef Deda, Roland Trebicka, Koco Devole e shumë artistë të tjerë.
“Cekja” ka interpretuar një sërë rolesh gjatë karrierës së tij ku mund të përmendim këtu disa prej tyre.
Rolin e Doktor “Zeqo Pilafi” me batutën e famshme “Yyyp Xhixhi”.
Pas vitit 1990 u bë një prej aktorëve më të aktivizuar në shumë telekomedi.
Ka luajtur në shumë komedi dhe filma, ku ai ka spikatur me veçantinë, freskinë dhe origjinalitetin e tij nëpërmjet së cilës e ka lënë gojëhapur publikun.
Më tej po ju kujtojmë disa nga veprat më të spikatura të aktorit të komedisë dhe humorit shqiptar.
1-“Para nga qielli” (2009)
2-“Trapi i vjetër” (2005)
3-“Pavioni Zero” (2004)
4-“Cekja Pacient” (2003)
5-“Pesha e gruas sime” (2002)
6-“Pas një lajmi” (2001)
7-“Një baba tepër” (2000)
8-“Borxhliu” (1998)
9-“Dashuri në krisma” (1997)
10-“Gjithë fajin e ka paraja” (1996)
11-“Fund i marrëzisë – Fjalëkryqi” (1995)
12-“Pushime në Romë” (1995)
13-“Nekrologji” (1994)
14-“Gjuetia e fundit” (1992-1993)
15-“Historiani dhe kameleonët” – (1989)- Xhandari thuthuq
16-“Agimet e stinës së madhe” – (1981)