Një postim i aktorit Arben Derhemi ka bërë lëmsh gjithë rrjetin.
“Kjo është forca e artit, kinemasë pushofsh në paqe engjëll që linde në kohën e gabuar”, ka shkruar Derhemi krahas fotos me Mehdi Malkajn.
Në postimin e tij shumë persona kanë komentuar duke shprehur ngushëllime për aktorin e mirënjohur, Mehdi Malkaj.
Të tjerë kanë komentuar duke e përgënjeshtruar informacionin.
Pas këtij lëmshi në rrjete sociale, Arben Derhemi ka publikuar një video me aktorin e mirënjohur, Mehdi Malkajn.
“Faleminderit që morët pjesë në varrimin tim”, ka thënë aktori duke buzëqeshur.
Me sa duket dy aktorët e njohur kanë dashur të ironizojnë mediat dhe t’i fusin në kurth, duke qenë se shpesh herë ato kanë vdekur para kohe disa nga artistët e njohur shqiptarë.
Rasti me flagrant ka qenë ai me të ndjerin Mirush Kabashi, të cilin mediat e vdiqën nja tre herë, para se ai të ndërronte jetë.