AKTORE TE MEDHENJ TE ROLEVE TE VEGJEL! Kadri Pirro
Ka kohe qe ka nderruar jete dhe eshte njeri nga ato aktore per cilin informacioni mungon e askund nuk thuhet asgje. E kujtojme sot me nderim dhe respekt!
Aktor, regjisor.
U linde ne Durres më 24 Gusht 1940. Pjese e teatrit durresak “Aleksander Moisiu” dhe njekohesisht regjisor ne organiken e kesaj trupe.
Per vite me radhe drejtonte Teatrin e Ndermarrjes se Ndertimit ne Durres, duke punuar me aktore diletante te kesaj ndermarrje e duke pergaditur talente per nje nivel me te larte, ne ate te profesionizmit per t`i kaluar ato ne Teatrin “A. Moisiu”, institucioni ku do te punoje deri ne momentet e fundit kur do te nderroi jete .
Pervec aktrimit ka qene regjisor i shfaqjeve “Gersheti i luftrave” – 1978; “Dorina” – 1979 ( qe edhe u ekranizua), “Serafina Topia” – 1985; “Telefone ne mesnate” – 1987;
Ne kinematografi u aktivizua ne disa filma te Kinostudios, por megjithate ra ne sy per aktrimin me nivel dhe stilin e vecante ne misherimin e karaktereve ndonese rolet qe iu dhane ishin dytesore: “Njesiti guerril” – 1969 ne rolin e Ludovigut / “Gjurma” – 1970 / “Yje te neteve te gjata” – 1978 ne rolin e nje kapiteni italian, “Dorina” – 1979 ne rolin e drejtorit, “Nje ndodhi ne port” – 1980. Kadri Pirro kishte nje karriere artistike te shkurter qe u nderpre ne mesin e lulezimit te saj, gjate viteve `80-te duke u larguar nga kjo jete para kohe më 9 Mars 1987.