Sot aktorja Rajmonda Bulku feston 66 vjetorin e lindjes të cilës i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.
Rajmonda Bulku ka lindur më 16 gusht 1958 në Tiranë.
Aktore e njohur e skenës dhe ekranit është nderuar me disa çmime. Në vitin 1981 ajo u diplomua si aktore në Institutin e Arteve të Bukura në Tiranë
Filmi i saj i parë, është “Dimri i Fundit”
Filmografia: “Dimri i Fundit” (1976)…Pranvera; “Zonja nga qyteti” – (1976)…Meli; “Emblema e dikurëshme” (1976)…Mësuese Ana ; “Nusja dhe Shtetrrethimi” (1978)…Shpresa; “Ballë për ballë” (1979)…Zana; “Një shoqe nga fshati” (1980)…Meli; “Kërcënimi” (1981)…Ema; “Duaje emrin tënd” (1984)…Jona; “Te paftuarit” (1985)…Diana; “Gabimi” (1986)…Mamaja e Martinit; “Dhe vjen një ditë” (1986)…Klara; “Vrasje në gjueti” (1987)…Lida; “Binarët” (1987)…Keti; “Muri i gjallë” (1989)…Gelina; “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur” (1989)…Gruaja e kolonelit; “Ngjyrat e moshës” (1990)…Saimira; “Një djalë edhe një vajzë” (1990)…Mësuese Matilda; “Vitet e pritjes” (1990)…Magda; “Vdekja e kalit” (1992)…Meri; “Nekrologji” (1994)…Madhëria e saj; “Tirana, viti zero” (2001)…Marta; “Omiros” (2005); “Etjet e Kosovës” (2006)…Zana; “Familjet” (2009); “Kafeja e fundit” (2010).