Lec Bushati lindi në Shkodër më 10 korrik 1923 dhe vdiq në vitin 1996. Qysh nxënës në Kolegjin Saverian të qytetit interpretoi në pjesët Princi i Drishtit dhe Udha.
Mbaroi studimet në institutin dy vjeçar “Aleksandër Xhuvani” dhe më pas shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu”, më 1964.
Ishte nga themeluesit e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, më 1949.
Gjatë gjithë jetës së tij artistike ka interpretuar 85 role në dramë dhe komedi. Lec Bushati gjithashtu ka marrë pjesë në 15 filma artistikë.
Lec Bushati ishte një njeri model duke gëzuar respektin e të gjithë komunitetit të artistëve dhe mbarë qytetarëve shkodranë, ndaj Shkodra e ka nderuar me titullin “Mirënjohja e qytetit”.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Lec Bushatin