Në 10 janar 1944 është vrarë “Heroi i Popullit” Kajo Karafili (Kanan Tafili tek filmi “Shtigje lufte”).
U vra nga një snajper gjerman gjatë një lufte që u bë në Lis-Patros ndërmjet partizanëve të Pezës dhe një kompanie gjermane të cilët i solli aty një ushtar gjerman i cili ishte mbajtur rob në çetën e Pezës por kishte arritur të ikte rreth dy ditë më parë.
Gjermanët dhe disa shqiptarë te Ballit e gjetën pas disa ditësh vendin ku qe varrosur, e nxorrën dhe e vendosën në Kavajë, ku e lanë disa ditë për të treguar njerzve se heroi i tyre dhe tmerri i pushtuesve ishte vrarë.
Ditën që u vra Kajo, edhe e fejuara e tij Myrvete Peza vrau veten kur mori vesh lajmin.
Historia është treguar nga veterani 90-vjeçar Sali Verdha në 2007.
Kjo histori pastaj u bë edhe film, “Shtigje lufte”.
Rolin e Kajo Karafilit “Kanan Tafili”, e luajti Timo Flloko, që ka bërë një interpretim të mrekullueshëm.
“Shtigje lufte” konsiderohet një nga filmat më të mirë shqiptar, nga i cili kanë mbetur në memorien tonë dhjetëra batuta.
Por historia pas këtij filmi, është vërtet tragjike.
Ashtu siç në fakt është vetë lufta.
Vetëm se intrepretimi i Timo Fllokos dhe të tjerëve, e bën këtë histori të pavdekshme.
Dhe u tregon ndërkohë edhe atyre që kërkojnë ndalimin e filmave të komunizmit, se nuk janë aq korrekt kur thonë se ata kanë qenë thjesht filma propagandistik.
Ky film tregon një histori reale nga lufta e partizanëve, atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e vendit.