Me një model të tipit “bëj si them unë por mos bëni si bëj unë”, kryeministri Edi Rama komentoi shëtitjet e pajustifikuara të veta dhe të presidentit Ilir Meta në fundjavë.
Sipas gazetarit Enkel Demì, i cili po e intervistonte, lëvizjet e kryeministrit dhe presidentit ishin thyerje e pastër e karantinës në kushtet e pandemisë, që nënkupton karshillik ndaj popullit tënd i cili u izolua edhe për shëndetin e këtyre të dyve.
Teksa Demi e pyeti se: “Meta nuk respekton karantinën? Në fundjavë ka shkuar në Skrapar nëpër male, kurse ju keni qenë në Vlorë”, e pyet gazetari.
Rama i përgjigjet se shëtitjet në mal dhe plazh janë për: “Ata që kanë një punë të caktuar kanë të drejtë të lëvizin 24 orë, unë dhe presidenti kemi detyrë specifike, që mund të lëvizim edhe jashtë fashave orare”, tha ai.
“Të ngjisësh malin nuk është punë”, shton gazetari, teksa Rama i përgjigjet: “Për presidentin është punë.”
Me sa duket, Rama s’heq dorë nga “dashnia” për Metën, ose ka probleme të theksuara me personalitetin, përderisa një herë e lavdëron si presidentin më të mirë e një herë do ta shkarkoj, ose sëbashku tallen me shqiptarët duke bër si macja me miun në sy të botës, por nga ana tjetë ngrofen çarçafët e njëri tjetrit kur nuk i sheh njeri.