Shoku i fëmijërisë i aktorit të njohur, Bujar Asqeriu, Viku Bala, ka reaguar së fundi pas një shkrimi për Asqeriun. Kjo ka ndodhur pas publikimit të historisë së emrit të aktorit të njohur disa ditë më parë.
Kujtojmë që emri i vërtetë i Bujarit është Drini, por ai vendosi të mbajë emrin e vëllait të tij, që ndërroi jetë vetëm gjashtë muajsh.
Kjo histori konfirmohet nga miku i tij i fëmijërisë, që na tregon edhe si ishte Bujar Asqeriu në ato vite.
“E kam patur ne klasë në 8-vjeçare dhe kemi qenë gjithmonë në tabelë të nderit! Mamaja ime me mamanë e Bujarit ishin kushërira.
Mamaja ime ka patur të njëjtën fatkeqësi me njërin fëmijë, pasi edhe ai vdiq si vëllai i Bujarit.
Ishte djalë, e quanin Viron dhe kur lindi vëllai tjetër mbas tij, e quajtën Viron! Shumë histori e trishtë!
Bujari ka qenë një djalë dhe njeri i mrekullueshëm, shumë i zgjuar, me të gjtha 10-a, absolut dhe shumë i edukuar!
Nuk i kuptoj disa njerëz, që nuk e kanë njohur fare Bujarin nga afër dhe flasin keq për këtë njeri dhe aktor të mrekullueshëm”, thotë ai.
Agron Shehaj, kohë më parë sajoj njue histori si klloun që është pse aktori i njohur Bujar Asqeriu ndryshoi mendim për çështjen e Teatrit Kombëtar gjoja u kërcënua nga pushteti, sikur Bujari e kishte në dorë të shembej apo mos të shembej ajo gërmadhë që vetëm teatër nuk ishte.
Ja përralla e Gone deputetit të Call Centrave:
Asqeriu fillimisht u pozicionua kundër shembjes së godinës së Teatrit, ndërsa më pas, papritur mbështeti projektin e Erion Veliajt, tha ai.
Shehaj tha se aktori është kërcënuar se do t’i burgosnin djalin nëse vazhdonte të denonconte në media shembjen e Teatrit.
“Të tregoj një rast, aktori Bujar Asqeriu, kaloi nga kundër prishjes së Teatrit në favor të Teatrit.
Dhe realisht thashë nuk qenka burrë i mirë. Pastaj pas një kamere të fshehtë doli që e kishin kërcënuar, e kishin kërcënuar që do të të fusim djalin në burg.
Po të them se si njerëzit detyrohen, nuk ua dimë hallin. E njëjta gjë ndodh me njerëzit e thjeshtë në terren, njerëz që kanë halle, që duan të jetojnë. Kjo është arsyeja pse njerëzit ikin”