Vasjan Lami ka lindur me 21 Maj 1957 në Tiranë. Eshtë një aktor i njohur si ne skenen e Teatrit ashtu edhe ne Film. Mbaron Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane ne vitin 1978. Menjehere pas studimeve emerohet si aktor ne Teatrin Popullor (sot TK), po ate vit (1978), pjese e se ciles eshte edhe sot.
Me nje karriere te gjate artistike prej rreth 80- te roleve, ka interpretuar perkrah korifejve te kinemase shqiptare, si Sulejman Pitarka, Sander Prosi, Pjeter Gjoka, Ndrek Luca, e shume aktoreve te tjere. Personazhi i tij i pare ne teater eshte roli i Jakobinit tek drama “Shperthime pranverore” te Bashkim Hoxhes.
Nder rolet e tij me te mire mund te permenden: “Murgu pelegrin”; “Bregu i pikellimit”; Rikardoja tek “Monserati”; Ladi tek “Nate me hene”; Stermetesku ne “Valsi i Titanikut”; Selfo tek “Besa”; doktori ne “Kati i gjashte”; Ketsbi ne “Rikardi i trete”; Lakrua “Vdekja e Dantonit”; pjestar i korit ne “Quo Vadis” vleresuar me cmim, si dhe role te tjera; Vitet e fundit eshte angazhuar edhe me rregji ne teater.
Ndersa roli i tij i pare ne film eshte te “Qortimet e Vjeshtes”. Nder rolet e shumta te tij ne kinematografi mund te vecojme rolet ne filmin “Gracka”, “Hijet qe mbeten pas”, “Kur hapeshin dyert e jetes”, “Njerez nen ryme”, “Nate e fundit”, “Dasma e Sakos”. “Lule te kuqe, lule te verdha”, “Nate pa hene” etj,
Aktori eshte i martuar dhe ka vetem nje vajze , e cila studion tek shkolla “Harry Fultz”. Me gruan eshte njohur te sporteli i biletave te Teatrit Kombetar ne vitin 1982. Shkaku i njohjes me te, eshte bere mungesa e biletave, ku Vasjani e ka ndihmuar per te gjetur nje bilete dhe keshtu nga ai moment eshte ndezur edhe shkendija e dashurise brenda shpirtit te njeri-tjetrit.
Ata jane shume te lumtur nga jeta e tyre bashkeshortore. Pika e dobet per kete cift eshte vajza e tyre e vetme, e cila eshte shume e apasionuar pas elektronikes, piktures dhe teatrit.
Vasian Lami sot feston ditën e lindjes me nostalgji për teatrin e vjetër!
“E trishtë, të thuash; Lamtumirë Teatri im dhe i juaji ! Kush ka luajtur, apo ka ndjekur shfaqje në atë teatër, jam i bindur qe kurrë nuk do të donte të harronte aromën e atij “Buti të vjetër”. Sido që të bëhet Ena e re, do t’i duhen shumë vite e histori, të marrë atë shije dhe ndjesi. Do bëj çmos të të mbaj sa më gjatë në kujtesë”, ka shkruar aktor