Kujtojmë sot 83 vjetorin e lindjes të aktorit Shpëtim Shëmili/Shmili. Nderim dhe respekt për figurën e tij! Shpëtim Shmili lindi me 15 Maj 1941 dhe u nda nga jeta me 17 shtator 1994
Shpëtim Qazim Shëmili ka lindur në qytetin e Tiranës në datë 15 maj te vitit 1941. Ka mbaruar shkollën e mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan nga viti 1953 deri më 1957.
Më pas ka filluar punë si arsimtar për afro tre vjet, si mësues në Shtërmen e Cërrik të Elbasanit. Në vitin 1960 konkuroi dhe fitoi te drejtën për të vazhduar studimet e larta për aktor në fakultetin “Aleksandër Moisiu”, Tiranë. Në vitin 1964 mbaroi studimet me rezultate mjaft të mira dhe po këtë vit emërohet aktor pranë teatrit profesionist “Skampa” të Elbasanit.
Rolet e tij të para ne fushë teatrale vijnë në vitin 1964, 1965 në dramën e Xhemal Brojës “Linda”, ku interpretoi rolin e inxhinier Pirros dhe në komedinë e autorit Viktor Eftimiu “Njeriu që pa vdekjen me sy”, ku interpretoi në mënyrë te shkëlqyer rolin e Vagabondit, në të cilën vetë i madhi Viktor Eftimiu e vleresoi Shpëtimin si një figurë me vlera te mëdha artistike.
Shpëtim Shmili iu përkushtua tërësisht teatrit e skenës dhe deri në çastet e fundit të jetës ai realizoi me dhjetra figura artistike e personazhe, të cilët kanë mbetur në mendjen e spektatorëve shqiptarë. Përgjatë karrierës së tij artistike ai ka qënë një nga figurat kryesore të teatrit “Skampa” Elbasan, si aktor, dramaturg, regjisor dhe drejtues.
Ka interpretuar me sukses mbi 60 role në teatrin “Skampa” Elbasan në komedi e dramë, të cilat u takojnë pjesëve më të mira të dramaturgjisë shqiptare dhe asaj botërore.
Në fushën e kinematografisë shqiptare ai ka qënë aktor mjaft i spikatur, duke interpretuar për atë kohë role përgjithësisht të natyrës së personazhit negativ në filmin artistik shqiptar.
Me rolin e tij të parë në kinemanë shqiptare është spikatur personazhi i veçantë Robert Çamçakizi, interpretuar me pasion nga Shpëtim Shmili në vitin 1968 tek filmi “Horizonte te hapura”, përkrah aktorëve te tjerë të mëdhenj si Sandër Prosi, Robert Ndrenika etj…
Në kinematografinë shqiptare ka interpretuar në rreth 12 filma
Si dramaturg ka shkruar pjesë te ndryshme teatrale të
Dashuria dhe respekti qytetar ka qënë impulsi më i frytshëm në jetën e tij krijuese, duke mbetur përherë në të gjitha kohërat njeriu model në jetën e një qyteti. Kohërat që ai jetoi si dhe vdekja e tij e ngujuan Shpëtimin në karrierën e tij të lartë artistike.
Në vitin 1993 deri në momentet e ndërrimit te jetës ai drejtoi teatrin “Skampa” me aftësinë e tij frytdhënëse si drejtor arriti të vërë ne skenën e teatrit elbasanas mjaft shfaqje teatrale.
Shpëtim Shmili vdiq në datë 17.09.1994 nga një hemoragji e menjëhershme cerebrale.
Shpëtim Shmili ishte një artist që la pas vetes emrin e një njeriu të mirë dhe figurën e artistit të nderuar e të talentuar. Sot kur po mbushen mjaft vite nga ikja e tij, askush nuk harron sepse ai ka vendin e tij të nderit e që kujtohet e nderohet brez pas brezi.
Ka pasur një jetë të gjatë artistike e mbushur me çmime, urdhëra, medalje të ndryshme.
Pas 17 vjet pune në skenën e teatrit “Skampa” në vitin 1982 nderohet me medaljen “Naim Frashëri”, në vitin 1990 me urdhërin “Naim Frashëri”, si dhe me disa çmime në aktivitetet e konkurimit kombëtar të teatrove.
Eshtë nderuar edhe me medaljen e 45 vjetorit të Çlirimit dhe në vitin 1992 me titullin “Artist i Merituar”, me motivacionin “Për krijimin me nivel të lartë artistik të roleve e figurave në teatër e kinematografi”.
Në përkujtim të 5-vjetorit të vdekjes së tij, Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Qytetit Elbasan i dha titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”, më 14 shtator 1999.