Kujtojmë sot 71 vjetorin e lindjes së aktores që luajti mjeshtërisht personazhin e Pinokut Eva Pëllumbi e cila u nda shumë herët nga jeta. Nderim dhe respekt për figurën e saj!
Eva Pëllumbi ka lindur më 28.03.1953 në Tiranë. Aktiviteti i saj në skenë ka filluar në moshë të vogël në pallatin e pionierëve. Më tej vazhdoi për kanto në Liceun Artistik dhe në Akademinë e Arteve.
Në moshën 17 vjeçare ishte pjesë e skenës së Estradës, ku në krah të znj. Anita Take debutoi me shumë sukses si imitatorja e parë e skenës shqiptare.
Më tej në Teatrin e kukullave u dha frymë roleve të shumte, ndër të cilët është për tu përmendur roli i pavdekshëm i Pinokut, i cili ka mbetur në mendje te të gjithë fëmijëve të viteve 80-90, mbase edhe e prindërve të tyre.
Njëkohësisht ka pasur edhe role në filmin artistik si “Vajzat me kordele të kuqe“ ku ka shfaqur edhe njëherë talentin e madh si imitatore, në filmin “Ëndërr për një karrike” dhe role episodike në filmin “Kapedani“ dhe “Eja“.
Paralelisht punoi për vite me rradhe në kinostudio dhe u dha zërin e saj qindra karaktereve të filmit vizatimor, ndër to zerin e Çufos, Papagallit në “Dy Gosti“, Mama dhisë dhe kecave e shumë e shumë të tjerë, madje disa karaktereve të një filmi.
Është larguar nga Shqipëria në vitin 90, pasi ishte e pamundur për të si grua e nënë e vetme të merrte nga ai pushtet çmimet e merituara.
Jetonte në veri të Gjermanisë bashkë me partnerin e saj si dhe vajzën me familjen e saj, ku mbas vështirësive të fillimit punoi mbi 24 vite si mësuese ndihmëse e skenës së show dhe teatrit duke u shoqëruar me dashurinë e madhe të fëmijëve dhe duke i ndenjur pranë pasionit të saj, skenës! Ndahet nga jeta më 24 dhjetor 2019.