Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një lidhje telefonike për “Debat Plus”, deklaroi se që nga çlirimi i Kosovës, nga Shqipëria ka hyrë me procedurat e njëjta.
“Nëse u intereson Sveçlës dhe Kurtit se ku ndodhem, jam në shtëpi. U bëj thirrje mos të krijojnë konfuzion, shpifje dhe marrëzira dhe mos të kërcënojnë njerëz të politikës e as deputetë, e në këtë rast as zotin Pacolli”.
“Për ministrin dhe shefin e tij, si dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre, u them se vendndodhja ime është në shtëpi”.
Presidenti Thaçi e konsideroi shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh se Pacolli është futur me të në Kosovë./Telegrafi/