Gazetari Nebil Çika ka zbuluar një episod nga jeta e tij, kur kishte zhvilluar një takim në zyrën e babait të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çika ka treguar se babai i Dendias fliste shumë mirë shqip dhe e theksonte me krenari faktin se ishte nga një fshat i Bashkisë së Himarës. Më tej ai zbuloi se kishte bërë edhe një vizitë në zyrën e Spiro Dedes dhe i kishte bërë përshtypje që ai mbante pranë tavolinës edhe bustin e Skënderbeut.
Sipas Çikës, një ndër arsyet e mbajtjes së bustit ishte edhe se të parët e tyre kishin qenë luftëtarë të Skënderbeut.
Sipas gazetarit gjenetika e tij shqiptare nuk i sjell asnjë favor vendit tonë, pasi edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka nënën e tij shqiptare, por në fund të fundit i shërbejnë Greqisë.
Postimi i plotë:
“Të paret e mi ishin luftëtarë te tij “ – Ç’farë më tha i ati i ministrit te jashtëm grek per Skënderbeun!
Këto dite ka qarkulluar në media një lajm për origjinën shqiptare të ministrit te jashtëm grek Nikos Dendias i cili vizito Shqipërinë, ne te cilin jam përmendur edhe un.
Është e vërtete qe e kam takuar disa here të atin e tij. Spiro Dede (Dendias) kur botoja e drejtoja gazetën “Saranda” në Sarande. Ne fillim të viteve 1990 ishte biznesmen dhe kryetar i “Dhomës se Tregtisë ” se Korfuzit. Fliste shume mire shqip. Jo vetëm nuk e mohonte por edhe e theksonte faktin qe ishte nga Iliazi një fshat i bashkisë Himarës , një fshat vetëm pak kilometra ne brendësi te Shqipërisë nga fshati im Borshi . Te qenit “patriotë” ,nga e njëjta zonë na e bënte më të lehtë komunikimin.
Origjinen e tij shqiptarë na e ka deklaruar edhe publikisht kur bashke me nje grup gazetaresh te tjerë ishim te ftuar ne Korfuz ne 1994 kur Gjermania i dorëzonte Greqisë kryesimin e BE. Ne agjendë kishim edhe një vizite ne dhomën e Tregtisë se Korfuzit ku na priti z. Spiro Dede. Ne zyrën e vet mbante bustin e heroit tone kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbut. Me beri përshtypje dhe e pyeta pak i habitur: Se pse mbante ne një dhome tregtie heroin kombëtar te vendit tim. E di qe është një prijës e luftëtar i madh por për tregtar nuk e di te ke qene ? – e pyeta ,jo pa qellim .
Përgjigja e Spiro Dedes më befasoi e me pëlqeu shumë :
“Për tre arsye e mbaj ne zyrë Skënderbeun .
E para – ishte një gjeneral i madh!
E dyta- luftoi kundër turqve!
Dhe e treta qe është edhe restoja ime për ty, (mu drejtua mua )- është se të paret e mi ishin luftëtarë të tij.”
Qe Nikos Dendias është me gjak shqiptari kjo nuk vihet ne dyshim , por për te gjaku nuk duket se ka rendësi . Rendësi ka si ndjehet e për ke punon ai dhe është e sigurt qe deri tani punon për Greqinë, ai eshte perfaqesues politik e elektoral i nacionalisteve grek te Nea Dhimokratise.
Qenia e tij gjenetikisht shqiptare nuk i sjell asnjë favor Shqipërisë. 50 % te gjakut, shqiptar, e ka edhe kryeministri Micotaqis . Marika , nëna e tij ishte nga familjet e njohura shqiptare ( arvanitase) të Athinës . Por sa ai , 50 % shqiptar, e ka gjakun edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Gjaku ka rëndësinë e vete ne veprimet e një njeriu por ne kemi pare se shume here gjëmën, si popull e komb, na e kane bere njerëz me gjak shqiptar apo ata gjakperzier. Por me që lajmi u botua ne kuadër te marrëdhënieve me Greqinë, ja vlen të kujtojmë se edhe Nepolon Zerva, që drejtoi gjenocidin ndaj çamëve, me gjak shqiptar ishte !”, shkruan Çika.