Kohët kanë ndryshuar por dhe brezat po i nënshtrohen një “mutacioni” ku fëmijëve dhe brezave po i vjedhë gjënë më të shenjtë fëmijërinë dhe kujtimet. Ju sjellim disa pasazhe nga një brez që nuk kthehet më kurrë.
E plotë:
Një brez që nuk kthehet kurrë më.
– Brezi që shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë.
– Një brez që i bënte vetë detyrat për të dalë në rrugë sa më shpejt për të luajtur
– Një brez në të cilin djemtë luanin futboll me porta te sajuara me gurë ndërsa vajzat me kërcim litari apo rruvizash.
– Një brez që e kalonte gjithë kohën e lirë në rrugë.
– Një brez që luante kukafshehti derisa bëhej natë.
– Një brez që bënte deri edhe zinxhirë letre me duart e veta për të zbukuruar festat.
– Një brez që mblidhte fotografi, bënte fjalorë me dore dhe mbante fletore kujtimesh në shkollë.
– Ne jemi brezi që e pa babin të rregullonte televizorin madje edhe brezi që e ndihmonte të rregullonte antenën.
– Një brez që kishte prindër, jo të moshuar.
– Një brez që qeshte me zë të ulët para se të flinte, që prindërit tanë të mos e dinin se ne jemi ende zgjuar.
– Një brez që pinin nga e njëjta shishe dhe jepnin një kafshatë nga ushqimet e tyre të shkollës.
– Brezi që linte lojën dhe futej në shtëpi sapo behej nate.
– Një brez që shkonte tek miku e shoku edhe pa paralajmërim edhe pse bëheshin deri në 10 në një grup.
– Një brez që takohej çdo ditë në një vend të caktuar pa celularë.
– Një brez autoriteti i të cilit ishin prindërit, si të tyret ashtu edhe të miqve.
– Një brez që përshëndeste të gjithë kalimthi kur hipte në autobus dhe ndihmonte të moshuarit.
– Një brez që ngjitej në një pemë dhe mblidhte fshehurazi pemë frutore që rriteshin edhe në shtëpitë e komshinjve.
– Një brez që kujdesej për ndjenjat, jo për paratë apo makinat.
– Një brez që kishte mësuar të përballojë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë gjithçka me forcën e vet
– Një brez që nuk mund të manipulohej kollaj në përditshmërinë e tij( jo politike)
– Një brez i mësuar të donte vendin e tij.
– Një brez që lexonte libra, pranë një llambë nën një batanije …
– Një brez ku djemtë ju drejtoheshin vajzave gjithë edukatë :- o goce a ka mundësi një minutë?
– Një brez që kaloi dhe për fat të keq nuk do të kthehet më!!
– Një brez i varfër që nuk kishte asgjë, por kishte gjithçka !/Lela Xhafa