Është duke u diskutuar legalizimi i dhe rikthimi i lojërave të fatit. Në seancën dëgjimore, Rama tha se e vetmja gjë që do të marrë në konsideratë është rikthimi i basteve online.
Në fjalën e tij, Rama tha se sallat me parazitë që hidhnin në erë kursimet e prindërve nuk do të rikthehen në asnjë lloj mënyre.
Gjithsesi ai nuk sqaroi nëse do të lejohen dyqane apo lokale që do të ofrojnë shërbimin e basteve online. Aktualisht në lokale të ndryshme zhvillohen baste sportive online si dhe nga individë.
“Dua ta theksoj shumë qartë që të mos keni asnjë iluzion, nuk do të kthehemi në asnjë mënyrë tek sallat, tek lojërat e batërdia e lojërave të fatit. As për baste, as për dreq, as për shejtan. E vetmja konsideratë që po bëjmë është ajo e basteve online. Pavarësisht se ka që thonë duhet dhe kjo e ajo, por jo nuk ka.
Salla parazitësh dhe parazitizmi në Shqipëri ku mblidhen njerëzit dhe harxhojnë orë të tëra dhe luajnë për të hedhur në erë edhe ato kursime që prindërit ua japin fëmijëve në dorë, nuk do ketë”- tha Rama.