Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Mal të Zi, ku një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje të paktën 11 persona dhe ka plagosur 6 të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, kur sipas mediave malazeze, sulmuesi nga Cetinja, pas një sherri në familje, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në lagjen Medovina, ku jetonte.
Sipas po të njëjtave burime, i vdekur ka mbetur edhe autori, pasi hapi zjarr ndaj disa personave, mes tyre edhe policë.